Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Përballë trupit gjykues, Izet Haxhia i propozon martesë të dashurës nga kafazi i hekurt

Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Përballë trupit gjykues, Izet Haxhia i propozon martesë të dashurës nga kafazi i hekurt
June 14
14:11 2018

Pas 19 vitesh, Izet Haxhia u rikthye në Tiranë për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Ish-truproja i Sali Berishës, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, po përballet me drejtësinë, ndërsa ka kërkuar rihapjen e dosjes pasi pretendon se ka prova të tjera.

Teksa sot ka qenë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të kërkuar rihapjen e dosjes Izet Haxhia i ka befasuar të gjithë.

Ai i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Franca me të cilën u nda fizikisht në momentin që vendosi të kthehej në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Në letër të cilën e ka siguruar Balkanweb Haxhia kishte shkruar:
“Të dua pafund, të dua përjetë! A pranon të martohesh me mua? Jam shumë i dashuruar me ty” në një kohë që ndodhej përballë trupit gjykues për çështjen për të cilën po hetohet prej vitesh./Blitz.al/

Komento
Shperndaje