Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuzohet për përdhunimin e 4-vjeçares. Kryebashkiaku: “E nisi vetë e para!”

Akuzohet për përdhunimin e 4-vjeçares. Kryebashkiaku: “E nisi vetë e para!”
September 14
19:10 2016

Kryebashkiaku i Ohio-s, i cili është shprehur gjatë gjithë kohës në detyrë se ia ka dedikuar jetën e tij Jezu Krishtit, është akuzuar vazhdimisht për përdhunime dhe tentativa për përdhunim. Respektivisht 8 akuza për përdhunim dhe 12 për tentativë e abuzim seksual.

Ai u shpall i pafajshëm muajin e kaluar , por prokurorët kanë deklaruar se Richard Keenan ka pranuar se ka sulmuar gruan e tij, një pastor, një punonjës social, vëllain dhe motrën e tij.

Ndërkohë, ai është akuzuar edhe për përdhunimin e një vajze për tre vjet, që kur ajo ishte 4 vjeçe.

Kjo është mësuar nga vetë vajza, e cila i ka rrëfyer të ëmës  abuzimin e Keenan-it.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku ka thënë, sipas “Independent”, thjesht: “E bëra!”.

Gjatë vizitës në një spital psikiatrik, Richard Keenan i ka treguar punonjëses se ka kryer marrëdhënie me 4-vjeçaren në shtator të vitit 2013 dhe ka qenë vajza ajo që e ka nisur e para marrëdhënien.

Kryebashkiaku do të përballet edhe njëherë me prokurorët dhe akuzat në prill të vitit të ardhshëm. /Blitz.al/

 

Shperndaje