Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuzat, Policia e Shtetit – PD-së: Ndal baltosjen

Akuzat, Policia e Shtetit – PD-së: Ndal baltosjen
August 09
15:32 2016

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për disa policë të implikuar në trafikun e drogës. Ajo i kujton opozitës se politika nuk bëhet duke sulmuar policinë, por duke e mbështetur atë në luftën kundër paligjshmërisë dhe trafikut të drogës, përcjell Blitz.al.

“Është shqetësuese përsëritja e përditshme e sulmeve dhe baltës kundër Policisë, në një kohë që Policia është përditë në betejë me krimin. Kur Policia është kundër krimit, PD-ja është kundër Policisë. Edhe më shqetësues bëhet ky fakt, teksa rezultatet kundër kultivimit të drogës rriten.”, citohet në komunikatën e Policisë së Shtetit, e cila u referohet historisë së suksesit që nisi me aksionin në pranverën e vitit 2014.

“Policia e Shtetit fton PD-në të denoncojë në Prokurori çdo informacion që zotëron për kultivimin e narkotikëve si dhe për çdo person të implikuar. Kjo ndihmon shumë më tepër sesa balta e hedhur përditë mbi Policinë e Shtetit.”, vijon komunikata. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje