Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuzat ndaj Panuçit reagon Duka: “Kur kritikat bëhen për interesa jo sportive nuk …”

Akuzat ndaj Panuçit reagon Duka: “Kur kritikat bëhen për interesa jo sportive nuk …”
September 12
13:32 2018

Ekipi ynë kombëtar nuk po kalon kohën e tij më të mirë. Pasi arriti një fitore kundër Izraelit me rezultat 1-0 në “Elbasan Aren” në ndeshjen me Skocinë humbi me një rezultat 2-0. Por nuk ishte shqetësues vetëm fakti i humbjes sa ishte loja e lojtarëve tanë mos koordinimi mes tyre dhe një mbrojtje e dobët.

Pas kritikave nga disa analistë të njohur sportivë ndaj tranjerit Panuçi por edhe komenteve negative  në rrjeteve sociale ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të FSHF Armando Duka i cili është shprehur se humbjet nuk duhen trajtuar si tragjedi dhe defektet tranjeri i ka tashmë një pikë referimi. Ai gjithashtu ka folur edhe për kritikat të cilat i ka konsideruar si normale por jo kur bëhen për interesa që nuk i përkasin sportit sepse ata nuk i shërbejnë askujt.

Postimi i plotë i Dukës:

Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe difektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.
Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt.

Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!

Komento
Shperndaje