Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuza se ngacmoi studenten, ish-ministri Osmani: Ishte keqkuptim

Akuza se ngacmoi studenten, ish-ministri Osmani: Ishte keqkuptim
May 22
23:09 2016

Mediat kosovare kanë raportuar akuzat për ngacmim seksual ndaj ish-ministrit të Arsimit në Kosovë, Rexhep Osmani. Ky i fundit, profesor në fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës u përfol se rreth dy ditë më parë u përfshi në një përleshje fizike. Sipas mediave kosovare kjo ka ndodhur si pasojë e kushtëzimit të notës me favore seksuale bërë ndaj një studenteje.

Raportohet se bashkëshorti i kësaj të fundit, ka shkuar në zyrën e profesorit për të larë hesapet me të. I pyetur nga gazeta “Fjala”,  zëdhënësi i Universitetit të Prishtinës, Afrim Hoti, është shprehur se janë të njoftuar për rastin dhe se po presin raportet zyrtare.

Sa i takon ish-ministrit, ai i ka mohuar këto akuza duke u shprehur se ishte një keqkuptim. Osmani ka deklaruar se me studenten ka lidhje familjare dhe partneri i saj është ngutur kur ka dyshuar.

“Nuk është e vërtetë ajo që po raportohet në media. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ngacmim seksual. Krejt kjo është një keqkuptim. Unë me studenten njihemi moti, kemi edhe lidhje familjare. Ne kemi dalë nga konsultimet së bashku edhe kjo është keqkuptuar. Ka reaguar edhe burri i saj. Por kjo situatë është sqaruar më vonë”, ka thënë ish-ministri.

Burime: “Zëri” & “Indeksonline”

Komento
Etiketimet
Shperndaje