Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuza për “shpërdorim detyre”, Ministri i Mjedisit në Kosovë kërkon lirimin nga detyra

Akuza për “shpërdorim detyre”, Ministri i Mjedisit në Kosovë kërkon lirimin nga detyra
June 17
18:45 2016

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Ferid Agani, mbi të cilin rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre” në mandatin e ish-Ministrisë të Shëndetësisë, ka kërkuar lirimin nga detyra. Pas akuzave të Prokurorisë së Shtetit, ai i është drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit të Kosovës, që ta lirojë nga detyra deri në shpalljen e “pafajësisë së plotë”.

Ai shkruan në letër se është i bundur në pafajësinë e plotë, dhe se kërkesën e bën në “pajtim me parimin e qeverisjes së pastërt pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike. Vendimi i tij vjen pas aktakuzës së kryeprokurorit të Shtetit ndaj tij dhe 63 personave të tjerë.

Në njoftimin e saj, Zyra e Kryeprokurorit bën me dije se aktakuza është ngritur ndaj një grupi të mjekëve për shpërdorim detyre dhe fondeve për dërgimin e pacientëve kosovarë për shërim jashtë vendit.

Burimi: Radio Evropa e Lirë

Komento
Etiketimet
Shperndaje