Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuza për pengmarrje, nëna e Arben Kabashit: Të pavërteta! Babai i vajzës qerasi policët

Akuza për pengmarrje, nëna e Arben Kabashit: Të pavërteta! Babai i vajzës qerasi policët
August 31
11:34 2016

Arrestimi i Arben Kabashit rreth dy javë më parë, nën akuzën e pengmarrjes së një të miture, cilësohet si i padrejtë nga nëna 77-vjeçare e të ndaluarit. Ajo akuzon policinë se në mënyrë brutale ndërhyri për arrestimin e të birit që është i sëmurë mendor. Ajo hedh poshtë akuzat për pengmarrje, duke u shprehur për “GSH” se i biri thjesht e thirri mbesën për të lidhur fishat e kompjuterit.

“Nuk është e vërtetë që Arbeni e mori peng vajzën që e kemi gjakun tonë, por i kërkoi të vinte në shtëpi që t’i lidhte fishat e kompjuterit. Nipi im, babai i vajzës, lajmëroi policinë për pengmarrje.

Pastaj piu birra dhe qerasi policët, të cilët më shkatërruan shtëpinë dhe djalin për pak e dogjën të gjallë”, – është shprehur e moshuara, e cila akuzon të gjithë efektivët që u përfshinë në aksion dhe apelon që organet kompetente të kujdesen për të birin që ndodhet në paraburgim. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje