Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuza për abuzim seksual me të miturën, familja e minatorit: Sajesë, gruaja u hakmor

Akuza për abuzim seksual me të miturën, familja e minatorit: Sajesë, gruaja u hakmor
April 16
16:15 2016

Shtetasi 43-vjeçar Petrit Çupi është liruar nga gjykata, e cila ka vendosur ndaj tij masën “detyrim paraqitje”. Lidhur me këtë ngjarje, 33-vjeçarja Gëzime Lleshi, që denoncoi fqinjin e saj, është marrë në pyetje për disa orë së bashku me të bijën.

Bëhet me dije se gruaja 33-vjeçare, e shndërruar në personazhin më mediatik të kësaj jave, ka pohuar se kallëzimi i saj ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj, i cili është i afërm i gruas së të akuzuarit Çupi.

Drejtues të Prokurorisë së Dibrës kanë refuzuar të japin detaje lidhur me këtë ngjarje, por kanë pranuar se Gëzime Lleshi është marrë në pyetje bashkë me psikologen dhe punonjësen që merret me mbrojtjen e fëmijëve në Bashkinë Bulqizë.

Nga ana tjetër, familjarët e të akuzuarit Çupi, kanë thënë për “Panorama” se disponojnë prova dhe fakte se ngjarja është e sajuar. Përpara lirimit të Petrit Çupit, bashkëshortja e tij siguroi firmat e gjithë banorëve të pallatit ku banon, të cilët janë shprehur se nuk kanë dëgjuar dhe parë që fqinji i tyre të ketë ngacmuar vajzën autike të Gëzime Lleshit.

“Petriti është parë në bodrum duke hequr rrobat që mbante gjatë ditës dhe vishte rrobat me baltë e zhul që vesh nëntokë. Ndoshta dy fëmijët e vegjël e kanë parë këtë moment, por kurrsesi ai nuk i ka prekur ata. Ai është një familjar i mirë dhe gjithçka duhet të jetë sajesë”,- kanë deklaruar banorët e pallatit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje