Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akuza lojtarëve të Rusisë nga Gjermania: “Gjatë ndeshjes rusët thithin amoniak”

Akuza lojtarëve të Rusisë nga Gjermania: “Gjatë ndeshjes rusët thithin amoniak”
July 10
18:58 2018

Debutimi i Rusisë në Kupën e Botës Rusi 2018 ka ngritur shumë shqetësime të ndryshme për ekspertët. Ekipi vendas i cili u largua nga turneu pas humbjes me penallti kundër Kroacisë në çerekfinale, përfundoi në mes të polemikave për doping të cilat erdhën nga Gjermania.

Sipas një artikulli në Süddeutsche Zeitung, rusët kanë përdorur amoniak e cila zyrtarisht nuk është një substancë doping por mund të përmirësojë performancën sportive.
Nga ajo që raporton AS nga Spanja i njëjti mjek ekipit kombëtar Eduard Bezuglov ka konfirmuar për mediat lokale përdormin e substancës ka mohuar kategorikisht dopingun.
“Përdorimi i amoniakut është i zakonshme tek sportistët, ajo është e diçka që është bërë për dekada “.- k apërfunduar ai.

Substanca, në fakt, stimulon frymëmarrjen dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut, por përdorimi i saj nuk është ilegal. Duke analizuar ndeshjen kundër Kroacisë, Bild argumenton se në fakt shumë lojtarë rusë në fund të ndeshjes vazhdimisht kanë prekur hundët e tyre, gjë që mund të jetë një tregues i përdorimit të përhershëm të amoniakut nga ekipi kombëtar rus.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje