Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

AKU reagon: “Nuk ka Benzoal në produktet e qumështit”

AKU reagon: “Nuk ka Benzoal në produktet e qumështit”
June 17
15:33 2016

Pak ditë më parë, në rrjete sociale është bërë publik një lajm i cili ka tronditur gjithë konsumatorët e produkteve të qumështit rreth përmbajtjes së një ingredienti i cili dëmton organizmin e njeriut. Dy nga kompanitë më të rëndësishme “Lufra” dhe “Erzeni” janë akuzuar se përdornin  reagentin Benzoal në produktet e tyre. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një posti në Facebook rreth këtyre supozime të publikuara fillimisht nga telegraf.al.

“Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, për probleme të supozuara me disa produkte ushqimore në Shqipëri, siç janë Benzoali në industrinë e përpunimit të qumështit dhe konservuesit në industrinë e përpunimit të mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët shqiptarë se të gjitha produktet ushqimore kontrollohen në mënyrë rigoroze.
Lidhur mbi praninë e supozuar të shtesave kimike në trajtë simulantësh në mish dhe i konservuesit Benzoal në qumësht, AKU shprehet se nuk përdoren dhe nuk ka prani të këtyre lëndëve në prodhimet vendase. Prodhimi gjurmohet dhe kontrollohet që në origjinë dhe deri sa mbërrin te konsumatori. Prodhimet e importuara i nënshtrohen një kontrolli rigoroz të prejardhjes, si dhe kryhen analiza periodike të sigurisë dhe cilësisë.

Në vendet e BE-së, në vitin 2006, me ndalimin e një grupi të caktuar produktesh mjekësore veterinare, si Tirostatiket, Betaagonistët dhe Somatotropinat ku hyn edhe hormone Boldomex (i cili bën pjesë në grupin e tirostatikëve), edhe në Shqipëri u ndalua përdorimi i këtij produkti.

Lista e këtyre produkteve që ndalohet të futen në vendin tonë është e afishuar edhe në pikat doganore shqiptare dhe disponohet nga Drejtoria e Doganave. Nëse këto produkte futen në vendin tonë, kjo veprimtari kryhet në mënyrë të kundërligjshme dhe është vepër penale e përgjegjësi e institucioneve tjera. Ndërsa konstatohen nga AKU ju kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme institucioneve kompetente”.

Pas aludimeve që u përhapën, Blitz.al ka kontaktuar me të dyja kompanitë të cilat e kanë mohuar menjëherë dhe kanë përgënjeshtruar lajmin pasi Benzoal është një antioksidant i dëmshëm për përdorimin në produkte ushqimore. Ata kanë pranuar se kjo gjë është shumë lehtë e vërtetueshme me anë të fletë-analizave të cilat zhvillohen jashtë vendit në laboratorë të teknologjive të fundit. Kontrollet e AKU janë bërë pothuajse çdo muaj”,- kanë pohuar përfaqësues të kompanive “Lufra” dhe “Erzen”i, “Këto janë shpifje në dëm të imazhit tonë”.

“Kemi analizat kimike që vërtetojnë se në produktet tona nuk përmbahet ky reagent”.

Shperndaje