Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

AKU, hetim mbi therjen dhe tregtimin e mishit të kafshëve

AKU, hetim mbi therjen dhe tregtimin e mishit të kafshëve
August 02
15:23 2016

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të zhvillojë një hetim mbi mënyrën se si gjendet mish në njësitë e tregtimit në një pjesë të qyteteve të vendit, për vendin ku është therur, thertore, pika shitjeje apo mënyra të tjera të jashtëligjshme dhe mënyrën e transportit.

Gjatë një mbledhjeje me drejtorët e 12 Drejtorive Rajonale të AKU, drejtori i Përgjithshëm  Isuf Shehu, deklaroi se AKU nuk ka lejuar importin e asnjë kafshe që nga data e daljes së urdhrave, nga Kosova, Serbia, Greqia e Bullgaria, shtete këto të prekura nga sëmundja Lumpy Skin Disease një sëmundje virale e gjedhit. Gjithashtu, nga këto shtete nuk është lejuar të futet në territorin e Republikës së Shqipërisë, asnjë gram mish i freskët.

“Bazuar në informacionet që kemi të ardhura në rrugë të ndryshme, përfshirë edhe mediat, AKU do të investigojë se si dhe ku theren kafshët, kush e transporton mishin dhe për çdo rast evidentimi në terren apo informacioni që do të mbledhim, do të marrim masat e nevojshme. Ndërkaq, masat që nga data 8 korrik 2016 kanë qenë jo të pakta, që nga paralajmërimet e deri te gjobat ndaj subjekteve”.

Ai ka pohuar se do të hetojë edhe punën e 12 drejtorive rajonale në lidhje me problematikat e ndryshme dhe se do të merren masat e nevojshme  nëse ka shkelje.

Komento
Shperndaje