Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

AKU gjobit resortin “Stela”. Salsiçet rezultuan me salmonelë

AKU gjobit resortin “Stela”. Salsiçet rezultuan me salmonelë
October 16
15:20 2016

Produktet me përmbajtje salmonele që tregtohen në restorantet në kryeqytet janë rikthyer edhe një herë në vëmendje këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për resortin “Stela”, ku Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të konsiderueshme salsiçesh të cilat në përmbajtjen e tyre kishin salmonelë. Kjo është bërë e ditur nga Shqiptarja.com, e cila ka shkruar se AKU-ja pasi ka marrë nën shqyrtim informacionet nga sistemi i kontrollit, ka shqyrtuar analizat e mostrave nga laboratorët e ISUV dhe ka dalë në përfundimin se salsiçet që prodhohen dhe tregtohen në resort kanë përmbajtje salmonele SPP.

Pas bllokimit, Autoriteti ka vendosur edhe një gjobë ndaj subjektit, prej rreth 300,000 lekësh të reja, me arsyen e nxjerrjes në treg të një ushqimi të pasigurt për konsumatorin. Tabloidi ka arritur të sigurojë edhe disa foto nga ambientet e mbyllura të resortit. /Blitz.al/

 

14686231_10210514087159022_1409466947_n

Shperndaje