Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktorët në protestë për Teatrin Kombëtar, reagon për herë të parë drejtori Hervin Çuli!

Aktorët në protestë për Teatrin Kombëtar, reagon për herë të parë drejtori Hervin Çuli!
February 13
13:57 2018

Çështja e Teatrit Kombëtar ka qenë një ndër temat kryesore që janë diskutuar gjatë kësaj jave. Aktorët janë kundër zhvendosjes së Teatrit tek Turbinat, dhe për këtë gjë janë ngritur në protest.

Edhe në emisionin “Thurje”, në Digitalb është diskutuar mbrëmjen e djeshme lidhur me këtë çështje. Të ftuar në studio kanë qenë Mirush Kabashi, Neritan Liçaj, Armand Bora dhe Gëzim Kame, të cilët kanë replikuar ashpër mes tyre, në lidhje me këtë ngjarje.

Por pasi debatat e replikat kanë qenë të shumta, surprizë ka qenë telefonata e drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.

Për ndodhitë e fundit mbi teatrin ky është prononcimi i parë i Çulit.

“Teatri Kombëtar nga një, bëhet me tre salla. Nuk do të ketë braktisje të sallës aktuale”- ka thënë ai në lidhjen telefonike./Blitz.al/

 

Shperndaje