Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akt terrorist në Francë, vritet shefi i policisë dhe bashkëshortja e tij. Hollande: Kërcënim serioz

Akt terrorist në Francë, vritet shefi i policisë dhe bashkëshortja e tij. Hollande: Kërcënim serioz
June 14
10:55 2016

Një sulm terrorist është shënuar së fundmi në Francë, ku kanë mbetur të vrarë një shef policie dhe bashkëshortja e tij. Ministri i Brendshëm i Francës deklaroi se sulmi është kryer nga një person që pretendonte besnikëri ndaj Shtetit Islamik. Pasi qëlloi me thikë 9 herë 42-vjeçarin Jean-Baptiste Salvaing, ai mbajti peng gruan dhe fëmijën e viktimës në shtëpinë e tyre në Magnanville, pranë Parisit, përpara se të vritej nga policia. Gruaja u gjet e vdekur, ndërsa fëmija u arrit të shpëtohej.

Sipas mediave franceze, autori i sulmit ka qenë i dënuar në vitin 2013 për përfshirje në grupet xhihadiste. Ai u identifikuar nga disa burime si Larossi Aballa 25 vjeç, i dënuar për “shoqërim kriminal me qëllim përgatitjen e akteve terroriste”. Agjencia e lajmeve e Amaq, një prej grupeve terroriste të lidhura me Shtetin Islamik, morri përsipër sulmin. Nëse konfirmohet, do të përbënte sulmin e parë militant në Francë që pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmeve të nëntorit të kaluar në Paris.

Sulmi u shënua ndërkohë që vendi është në gatishmëri të plotë për shkak të “Euro 2016”, i cili nisi të premten.

Pas një takimi me kabinetin, Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se vrasja e policit dhe bashkëshortes së tij përbëjnë padyshim një akt terrorist. “Çifti u vra në mënyrë burracake nga një terrorist. Franca po përballet me kërcënime serioze.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Etiketimet
Shperndaje