Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Akt agresioni në Paris, plagosen 6 ushtarë, 2 në gjendje të rëndë

Akt agresioni në Paris, plagosen 6 ushtarë, 2 në gjendje të rëndë
August 09
09:39 2017

Një grup ushtarësh francezë janë goditur nga një kamion në zonën perëndimore të Parisit në një veprim që autoritetet e kanë cilësuar si akt agresioni të pastër.

Nga ajo që shkruajnë mediat vendase, 6 nga ushtarët janë plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Sulmi ndodhi në zonën e Levallois-Perret rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që autori i sulmit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia thotë se makina me të cilën u krye sulmi ishte një BMW.

“Ishte një akt dëshpërues”,- është shprehur kryebashkiaku i Parisit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Ky akt vjen 4 ditë pasi një adoleshent u arrestua në Kullën Eiffel me një thikë pasi bërtiti “Allahu akhbar”.

Kujtojmë që Franca ka qenë në gjendje emergjence që prej nëntorit të vitit 2015 kur një sulm terrorist la 130 të vdekur në Paris. /Blitz.al/

Shperndaje