Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksioni në fundjavë i Policisë Rrugore, pranga pesë shoferëve, 24 patenta të pezulluara

Aksioni në fundjavë i Policisë Rrugore, pranga pesë shoferëve, 24 patenta të pezulluara
August 07
14:20 2016

Në aksionin e zhvilluar gjatë kësaj fundjave, efektivat e policisë të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, kanë evidentuar një sërë shkeljes dhe kanë marrë masa administrative dhe arrestime. Mësohet se janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, si dhe janë pezulluar 24 leje drejtimi. Ndër to, 13 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 11 leje drejtimi për shpjetësi tej normave të lejuara.

24 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH për shkelje të ndryshme (shkelje semafori, kontroll teknik, xhama të zinj, etj), si dhe janë vendosur 67 masa administrative për rrip sigurimi apo përdorim celulari. Bëhet me dije se 6 automjete janë bllokuar për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe për mos shlyerje të mbi 5 masave administrative. /Blitz.al/

Komento