Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksioni ndaj paligjshmërisë, pranga 11 personave për vjedhje të energjisë

Aksioni ndaj paligjshmërisë, pranga 11 personave për vjedhje të energjisë
April 04
08:22 2016

Në kuadër të aksionit kundër paligjshmërisë, policia ka kryer një sërë kontrollesh në rrethe të ndryshme të vendit. Përmes një njoftimi për shtyp, ajo ka bërë me dije se në të gjithë vendin kanë vepruar 70 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE.

Mes të tjerash, në komunikatë saktësohet se gjatë javës së kaluar janë evidentuar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë. Nga këta, 11 autorë janë arrestuar në flagrancë, 9 janë shpallur në kërkim dhe 3 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 25 raste të ndërtimeve pa leje me 3 të arrestuar dhe 20 të ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, bëhet e ditur se janë zbuluar edhe 10 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe është arrestuar një person.

Etiketimet
Shperndaje