Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksioni kundër paligjshmërisë, policia e Vlorës shoqëron 14 persona dhe sekuestron 215 kg lëndë narkotike

Aksioni kundër paligjshmërisë, policia e Vlorës shoqëron 14 persona dhe sekuestron 215 kg lëndë narkotike
September 28
09:58 2016

Gjatë 24 orëve të fundit, në zbatim të planit të masave kundër paligjshmërive të ndryshme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, është zhvilluar një aksion i përbashkët nëpërmjet pikave të kontrollit të ngritura në të gjithë qarkun. Janë sekuestruar nga policia 215 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva!

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në Vlorë, automjeti tip “BMV-X5” dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë është vënë në ndjekje të këtij automjeti. Drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në brendësi të automjetit janë gjetur 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë totale prej 215 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Policia ka shpallur në kërkim autorin, për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij. Po punohet për kapjen e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të aksionit për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve në të gjithë qarkun, janë arritur këto rezultate:

  • Është arrestuar në flagrancë shtetasi Gentian Papa, 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në një pikë kontrolli në lagjen “Partizani” Vlorë, ku pas kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi tip “Benz-Mercedes”, me targë VL8748B, u gjet e fshehur në sediljen e pasme një sasi lënde narkotike prej 12.8 g (gram) e llojit Cannabis Sattiva.
  • Është arrestuar në flagrancë shtetasi Landi Braka, 42 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i tij u bë në rreth-rrotullimin e skelës, Vlorë, për arsye se ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë AA838EU, nën efektin e pijeve alkoolike.
  • Është arrestuar shtetësja e shpallur në kërkim Fotina Rondo, 57 vjeçe, banuese në Sarandë. Arrestimi i saj u bë në Lagjen Nr. 4 Sarandë, pasi kjo shtetase ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Policia e Vlorës ka shoqëruar 14 persona për verifikime të ndryshme, si dhe ka bllokuar 6 automjete për mungesë të dokumentacionit përkatës. Vijon puna për vazhdimësinë e masave më të rrepta në drejtim të kontrolleve të automjeteve, personave, me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, parandalimin e veprave të ndryshme penale, kapjen e autorëve të kryerjes së tyre dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje