Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksioni kundër paligjshmërisë, 22 të arrestuar në një javë

Aksioni kundër paligjshmërisë, 22 të arrestuar në një javë
May 23
10:35 2016

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar edhe gjatë javës që lamë pas aksionin kundër paligjshmërisë, konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Si rezultat i ndërveprimit në terren të 70 grupeve të përbashkëta Polici-OSHEE, janë kryer 2.558 kontrolle në terren, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dme 20 autorë. Ndër ta, 11 autorë janë arrestuar në flagrancë, 7 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje, për të cilët janë proceduar 35 autorë, ndër të cilët 8 janë arrestuar në flagrancë, 2 janë shpallur në kërkim dhe 25 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Në kuadër të parandalimit të prerjes së pyjeve, janë evidentuar 10 raste me 10 autorë, ku 3 janë arrestuar në flagrancë, 2 janë shpallur në kërkim dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë. Sa i takon aksionit kundër organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 11 raste me 11 autorë që ndiqen në gjende të lirë.

Komento