Aksioni antikanabis, asgjësohen 4840 rrënjë në Skrapar dhe 5025 të tjera në Lezhë

September 01
16:44
2016
Vijojnë aksionet antikanabis në disa rrethe të vendit.
Ditën e sotme policia ka zhvilluar aksione antikanabis në Skrapar dhe Lezhë.
Rreth 4840 rrënjë bimë narkotike të mbjella në disa parcela në fshatin Grevë janë asgjësuar nga uniformat blu. Në qytetin e Lezhës janë asgjësuar, me anë të djegies, 5025 rrënjë kanabis.
Ditën e djeshme policia ka vënë në pranga 4 persona dhe ka zhvilluar aksione antikanabis në zona të ndryshme, si Vlorë, Mat, Krujë e Bulqizë.
Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të bimës narkotike./Blitz.al/