Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksioni anti drogë në Pukë, arrestohen 2 persona

Aksioni anti drogë në Pukë, arrestohen 2 persona
July 31
11:36 2016

Në Pukë janë arrestuar dy persona në aksionin antikanabis të policisë. Arjan Nikolli 30 vjeë dhe Qani Hamzaj 38 vjeë janë arrestuar brenda parcelave dhe akuzohen për kultivim, në malin e Munellës. Në parcelën ku ndodheshin Nikolla dhe Hamzaj ishin mbjellë 400 rrënjë kanabis.  Ata kanë qenë të armatosur dhe  janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 51 copë fishekë.

Në aksionin anti drogë janë asgjesuar 4000 rrënjë kanabis në malin e Munellës dhe 1500 rrënjë në Qelez Lumbardhë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje