Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksion policor në lokalet e natës në Durrës, shoqërohen 14 persona

Aksion policor në lokalet e natës në Durrës, shoqërohen 14 persona
August 13
13:58 2016

Policia e Durrësit ka kryer kontrolle në gjashtë lokale nate në qytetin e Durrësit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në të cilat janë sekuestruar disa doza lëndë narkotike, si dhe janë shoqëruar disa persona.

Është vënë në pranga shtetasi Behar Fjolla 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton pronar i një prej lokaleve ku u ushtrua kontroll. Burime të policisë bëjnë të ditur se i arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike.

Gjatës aksionit të ushtruar mbrëmjen e djeshme u shoqëruan në polici 14 persona të tjerë, ndër ta 6 balerina. Këto kontrolle pritet që të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit turistik. /Blitz.al/

Komento