Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksidentuan dy kalimtarët tek “Xhamlliku” në Tiranë, gjykata lë në burg dy drejtuesit e mjeteve

Aksidentuan dy kalimtarët tek “Xhamlliku” në Tiranë, gjykata lë në burg dy drejtuesit e mjeteve
January 05
12:35 2020

Gjykata ka lënë në burg dy drejtuesit e mjeteve që shkaktuan pak ditë më parë aksidentin tek ”Xhamlliku”, që fatkeqësisht i mori jetën 2 kalimtarëve. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Edmond Muratin dhe Etjon Lazrin.

Nga aksidenti humbën jetën Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni dhe 72-vjeçarja Idajete Salliu.

‘BalkanWeb’ publikoi ditën kur ndodhi ngjarja videon ekskluzive të aksidentit, ku nga pamjet filmike, aksidenti ishte shkaktuar nga Golf-i, i cili në tentativë për t’u kthyer në një rrugë dytësore, i preu rrugën automjetit ‘Volkswagen New Beatle’ i cili përplasi më pas dy kalimtarët, Erion Ballën dhe Hidajete Salliun.

/Blitz.al/

Share