Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentoi policët, prokuroria kërkon “arrest me burg” për djalin e ish-deputetit

Aksidentoi policët, prokuroria kërkon “arrest me burg” për djalin e ish-deputetit
September 27
17:22 2016

Në dosjen hetimore që prokuroria ka dorëzuar sot në gjykatë, mësohet se ka kërkuar “arrest me burg” për djalin e ish-deputetit për qarkun e Shkodrës, i cili akuzohet për aksidentin e shënuar fundjavën e së dielës në Kamëz.

22-vjeçari Arnold Kola, i ndaluar edhe më parë për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, akuzohet dhe në këtë rast për “shkelje t֝ rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim automjeti në gjendje të parregullt”.

Aksidenti u shënua mbrëmjen e së dielës në përballë shkollës “Ibrahim Rrugova” në Kamëz, ku i riu aksidentoi për vdekje një punonjës policie dhe plagosi dy të tjerë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje