Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentoi policët në Kamëz, “arrest me burg” për Arnold Kolën

Aksidentoi policët në Kamëz, “arrest me burg” për Arnold Kolën
September 28
11:39 2016

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Arnold Kola, autor i aksidentit të rëndë në Kamëz, ku humbi jetën një punonjës policie.

Në fjalën e tij pas vendimit të gjykatës, avokati i të riut u shpreh: ““Nuk patëm asnjë pretendim për ngjarjen”.

Polici Ervin Haxhiaj humbi jetën teksa ishte duke patrulluar në këtë zonë së bashku me dy kolegët e tij, Ismail Hoxha dhe Besim Voji, që mbetën të plagosur.

22-vjeçari është ndaluar edhe më parë nga policia nën akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje