Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, lihet i lirë deputeti Aqif Rakipi

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, lihet i lirë deputeti Aqif  Rakipi
August 12
15:28 2017

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, është liruar në orët e mesditës nga policia pas urdhrit të prokurorit.

Sipas prokurorisë, deputetit i është ndërprerë rruga menjëherë.

Aqifi kishte përplasur për vdekje një person në autostradën Tiranë -Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:41 minuta, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se viktima, Seit Sorra, 54 vjeç, i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip “Benz” me targa AA002 CY.

54-vjeçari Sorra ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim, por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

Në detajet e bëra të njohura për mediat thuhet se deputeti nuk ka konsumuar alkool sipas testit të kryer nga policia.

54-vjeçari, që mësohet se ka qenë tregtar i zonës, ka ndërruar jetë në vend nga përplasja, pasi ka qenë fatale, deputeti nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes, por është larguar, ndërsa pas 10 minutave është dorëzuar në polici.

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, po lëvizte me makinë nga Tirana për në qytetin e Durrësit në momentin që përplasi për vdekje kalimtarin në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës.

Aqif Rakipi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 qershorit. Ky është mandati i dytë që Rakipi zgjidhet nga populli si deputet nga radhët e Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim.

/Blitz.al/

Shperndaje