Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentoi katër persona, djali i kryebashkiakut të Kurbinit s’dihet ku ndodhet

Aksidentoi katër persona, djali i kryebashkiakut të Kurbinit s’dihet ku ndodhet
October 20
21:38 2016

Paraditen e sotme, djali i ish-kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhi, ka aksidentuar katër persona, ndër ta një efektiv policie. Shkak është bërë shpejtësia e lartë e mjetit me të cilin ai udhëtonte.

Thuhet se pas aksidentit në Fushë-Mamurras, ai është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe më pas e kanë larguar nga aty, referuar “NewsBomb”. Ndërkohë që mbetet ende e paditur se ku ndodhet momentalisht ai.

“Më datë 20.10.2016 , rreth orës 11:30, në superstradën në Fushë -Mamurras ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet:

“Benz” me targë AA 111 OU ku drejtues dyshohet shtetasi K.B. i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ford” me targë AA 602 CH me drejtues shtetasi F.A.

Mjeti i policisë Lezhë me targë Policia 2024.

Për pasojë janë lënduar një efektiv i policisë rrugore dhe 2 pasagjerë në mjetin Benz me targë AA111OU të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.”, citohet në njoftimin e policisë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje