Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentoi katër persona, djali i kryebashkiakut të Kurbinit i fiksuar pas luksit

Aksidentoi katër persona, djali i kryebashkiakut të Kurbinit i fiksuar pas luksit
October 20
13:45 2016

Kevi Bardhi, djali i kryetarit të Bashkisë Kurbin, i cili akuzohet se ka aksidentuar katër persona për shkak të shpejtësisë të lartë me të cilën udhëtonte, është një tjetër i ri i fiksuar pas luksit.

Në postimet e tij në rrjetet sociale, djali 20-vjeçar i Artur Bardhit shfaqet i fiksuar pas makinave të shtrenjta.

Babai i tij, i cili është kryetar i Bashkisë së Kurbinit, ka pranuar në formularin e dekriminalizimit se ka mbajtur katër emra dhe mbiemra të ndryshëm: Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi, ndërkohë që në certifikatë është Artur Ndoi. Këta emra, ai i ka vendosur në seksionin “emra të padokumentuar”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje