Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet në Itali deputeti Eduart Ndocaj, makina përmbyset në autostradë

Aksidentohet në Itali deputeti Eduart Ndocaj, makina përmbyset në autostradë
August 10
14:38 2017

Një aksident i rëndë i ka ndodhur deputetit ende në detyrë të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj.

Për mrekulli Ndocaj ka shpëtuar pa lëndime të shumta, ndërsa bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në Parma.

Ka qenë vetë Ndocaj që ka lajmëruar për aksidentin e ndodhur, ndërsa makina me të cilën udhëtonte deputeti është kthyer përmbys në autostradë. “Të dashur miq, falënderoj Zotin që kam shpëtuar nga një aksident shumë i rrezikshëm! Në autostradën për Parma jam përplasur duke u rrokullisur disa herë me makinë e as vetë e kuptoj se si kam shpëtuar. Falënderoj Zotin për këtë! Kjo është gjendja e makinës pas aksidentit! Tani jam mirë dhe ju përshëndes të gjithëve!”- shkruan Ndocaj në profilin e tij. /Blitz.al/

Shperndaje