Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet makina e deputetit Ben Blushi

Aksidentohet makina e deputetit Ben Blushi
June 22
12:30 2016

Paraditen e së mërkurës është aksidentuar makina e deputetit socialist Ben Blushi. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin. Mësohet se në çastin e aksidentit brenda automjetit me targa “TR0611L” ka qenë vetëm shoferi me iniciale S. M.

Makina e deputetit të PS-së është aksidentuar me një tjetër automjet dhe si pasojë e përplasjes janë shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin.

Etiketimet
Shperndaje