Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet futbollisti i njohur për shqiptarët

July 30
14:54 2016

Futbollisti kroat, Pero Pejiç, ka pësuar ditën e sotme një aksident, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një motor.

Ngjarja ka ndodhur te zona e Librit Universitar në kryeqytet. Drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Futbollisti kroat ka firmosur një kontratë ditën e sotme për të luajtur me Kukësin. Më herët ai ka luajtur me  Dinamon, Tiranën, Flamurtarin e Skënderbeun në Superiore, duke dalë edhe kampion me disa prej tyre.  Deri para pak kohësh ai ka qenë i aktivizuar në Iran, pjesë e Esteghlal./Blitz.al/

Shperndaje