Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet furgoni me turistë, një fëmijë në gjendje të rëndë

Aksidentohet furgoni me turistë, një fëmijë në gjendje të rëndë
August 17
09:19 2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në hyrje të qytetit të Tepelenës. Nga të dhënat e para, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë disa turistë.

Furgoni me turistë është përplasur me kodrën në anë të rrugës dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërkohë që një fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga përgjumja e drejtuesit të mjetit. Pasagjerët ishin duke u kthyer nga Saranda ku kishin qenë me pushime. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje