Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet autobusi i linjës Tiranë-Burrel, 2 të plagosur

Aksidentohet autobusi i linjës Tiranë-Burrel, 2 të plagosur
August 05
12:49 2016

Një autobus i linjës Tiranë-Burrel është aksidentuar mesditën e sotme në afërsi të Burrelit.

Ngjarja ka ndodhur rreth 3 kilometra në dalje të qytetit të Burrelit, ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ambulanca, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Mësohet se të plagosurit janë dërguar me shpejtësi drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./Blitz.al/

Shperndaje