Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohen katër automjete në autostradën Tiranë-Durrës

Aksidentohen katër automjete në autostradën Tiranë-Durrës
November 28
19:03 2016

Pasditen e sotme, një aksident i katërfishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy automjete të tipit Mercedez Benz, një automjet fuoristradë i tipit ML dhe një Fiat Punto janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur viktima dhe lëndime të rënda. Sipas dëshmitarëve, shpejtësia përtej normave të lejuara, lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i distancës në korsi kanë qenë shkaqet e aksidentit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje