Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohen dy nxënëse në Peshkopi, helikopteri kthehet mbrapsht për shkak të motit të keq

Aksidentohen dy nxënëse në Peshkopi, helikopteri kthehet mbrapsht për shkak të motit të keq
May 03
12:12 2016

Një aksident u shënua paraditen e sotme në Peshkopi, ku dy nxënëse u përplasën nga automjeti teksa ndodheshin pëpara shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu”.

Për pasojë, njëra prej tyre është transportuar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ajo është nisur me autoambulancë drejt Tiranës.

Fillimisht u mendua për transportimin e saj me helikopter, i cili u detyrua të kthehej mbrapsht për shkak të motit të keq. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariatin e Dibrës.

Etiketimet
Shperndaje