Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti tragjik – viktima, sportistja Dhurata Prifti. Ndalohet autori 20-vjeçar

Aksidenti tragjik – viktima, sportistja Dhurata Prifti. Ndalohet autori 20-vjeçar
July 13
17:06 2016

Pamjet e aksidentit të paradites së sotme në zonën e unazës, pranë Arkivit të Shtetit, i kanë tmerruar të gjithë, jo vetëm qytetarët prezentë në vendngjarje por edhe ata që kanë parë filmimet nga kamerat.

Fatkeqësisht, 37-vjeçarja e cila ka tentuar të shpëtojë nga makina 2 fëmijët e saj humbi jetën, pasi u transportua në spital.

Është zbuluar identiteti i saj. Bëhet fjalë për Dhurata Priftin, 37 vjeçe, ish-qitëse e klubit “Studenti” dhe atij “Tirana”.

Shoferi që i shkaktoi vdekjen Priftit është identifikuar dhe arrestuar nga policia: ai është 20-vjeçari Andrea Memollari, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Bëjmë me dije se Memollari është ndaluar nga policia edhe në mars të vitit të kaluar pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë pasi e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.

Andrea

Shperndaje