Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti tragjik në Kamëz: Stabilizohet shëndeti i mamasë, kërkon të marrë pjesë në varrimin e së bijës!

Aksidenti tragjik në Kamëz: Stabilizohet shëndeti i mamasë, kërkon të marrë pjesë në varrimin e së bijës!
August 09
12:50 2018

Aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e djeshëm në Kodër Kamëz, ka lënë pasoja të dhimbshme. Shoferja Rozina Koleci humbi kontrollin e drejtimit të automjetit, duke përplasur një djalë të ri me biçikletë si dhe tre këmbësorë.

Nga ngjarja e rëndë humbën jetën 29-vjeçari, Ramazan Isha,  drejtues  i biçikletës dhe një vajzë 7-vjeçare. Ndërkohë nëna dhe motra e kësaj të fundit u plagosën rëndë.

Burime nga spitali për BalkanWeb bëjnë me dije se nëna është në gjendje të qendrueshme dhe ka kërkuar të marre pjesë në varrimin e së bijës, por ende s’është lejuar

Të njëjtat burime për “Balkanweb” tregojnë se vajza tjetër e Valbona Ndreut është më rëndë ende nën vëzhgim, nuk i është bërë ndërhyrja, ka goditje në kokë. Për ndërhyrjen kirurgjikale priten parametra te qëndrushëm jetësore.

Nga hetimet e deri tanishme dyshohet se Koleci ka shtypur gabimisht gazin në vend të frenave duke shkaktuar më pas tragjedinë.

Komento
Shperndaje