Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti tragjik në Gosë, policia: Ja si ndodhi

Aksidenti tragjik në Gosë, policia: Ja si ndodhi
March 25
14:57 2016

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë të shënuar në Gosë të Kavajës, ku mbetën të vdekur tre të rinj. Burime të policisë shprehen se aksidenti nuk ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, por në mesnatë. Një ndër shkaqet e tij dyshohet të ketë qenë errësira dhe se automjeti kur ka rënë në kanal  ishte duke lëvizur me marsh indietro.

Nisur nga shpejtësia e vogël e qarkullimit “mbrapsht”, mjeti është përmbysur duke rënë në kanalin me ujë. Si pasojë e rënies, është thyer xhami i pasëm i mjetit.

“Referuar këqyrjes së kujdesshme të dëmtimeve sipërfaqësore dhe në pjesën e poshtme të mjetit mundësia më e madhe është dinamika e shpjeguar më lart, ndërkohë që organi i Prokurorisë dhe ekspertiza më e plotë do të sqarojë rrethanat e sakta të ndodhjes së këtij aksidenti të rëndë me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve”, – thuhet në vijim të deklaratës.

Dy ndër viktimat e aksidentit në Gosë ishin motër dhe vëlla. Nga hetimet e kryera, është arritur identifikimi i viktimave, të cilët janë Matilda Kule Kamberi, vëllai i saj Viron Kamberi dhe Klejdi Tepexhiu.

Komento
Etiketimet
Shperndaje