Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti tek mbikalimi i Sukthit, 4 viktimat pa rrip sigurimi, autori i ndaluar 22 herë

Aksidenti tek mbikalimi i Sukthit, 4 viktimat pa rrip sigurimi, autori i ndaluar 22 herë
October 18
23:30 2016

Mbrëmjen e sotme, “Opinion” ka sjellë në vëmendje aksidentin e pak ditëve më parë të shënuar në mbikalimin e Sukthit, ku mbetën të vdekur katër persona. Gazetarja Klodiana Haxhia ka bërë me dije se të katër viktimat, autori dhe tri vajzat, udhëtonin pa rrip sigurimi.

Më tej, ajo ka bërë me dije se një tjetër aksident është arritur të shmanget në kohë përpara aksidentit tragjik. Drejtuesi i mjetit që arriti të shmangte përplasjen tragjike me mjetin e 36-vjeçarit Dashnor Deliallisi, thuhet se ka njoftuar më pas policinë për të raportuar për mjetin që udhëtonte në korsinë e kundërt dhe tej normave të lejuara.

Në emisionin e sotëm është zbuluar se autori i aksidentit tragjik ishte ndaluar dhjetëra herë të tjera për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, plot 22 herë gjatë periudhës kohore 2014-2016, ndër to 13 herë vetëm gjatë vitit 2015. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje