Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti në Vlorë, zbulohet identiteti i zyrtarit të policisë që donte të ndryshonte rrethanat e aksidentit

Aksidenti në Vlorë, zbulohet identiteti i zyrtarit të policisë që donte të ndryshonte rrethanat e aksidentit
November 30
14:52 2016

Ky është shefi i hetimit të aksidenteve në qytetin e Vlorës, i cili është vënë në pranga nga policia ditën e sotme.

Thuhet se shefi i seksionit të hetimit të aksidenteve në policinë e Vlorës, Myslym Ismailaj, i ka bërë presion të riut Petro Beja, i plagosur në aksidentin me makinë, duke i kërkuar që të deklaronte në dëshminë e tij se kishte probleme me shikimin e jo se mungonte sinjalistika në rrugë.

Ismailaj, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ), ka kryer veprimet procedurale lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 26 nëntor 2016, në  rrugën pranë Ujit të Ftohtë, në qytetin e Vlorës, ku  humbi jetën Kristi Panajoti dhe ngeli i plagosur Petro Beja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje