Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti në Vlorë, reagon policia dhe vendos fajtorët para përgjegjësisë

Aksidenti në Vlorë, reagon policia dhe vendos fajtorët para përgjegjësisë
November 28
08:44 2016

Vetëm një ditë pas vdekjes së 17-vjeçarit Kristi Panajoti, i cili së bashku me kushëririn e tij ranë së bashku me automjetin në një gropë të hapur nga punimet në Lungomare, policia ka ndaluar 2 punonjës të firmës që po kryenin punimet në rrugë Skelë-Ujë i ftohtë.

Konkretisht policia ka ndaluar Ilirian Tahmazi, përgjegjës i sigurimit teknik dhe Tomorr Cena, inxhinier zbatues i këtij projekti. Të dy personat janë autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Theksojmë se familjarët e viktimës përgjatë gjithë kësaj kohe thonë se shkak i aksidentit është bërë mungesa e sinjalistikës në rrugë, ndërkohë që babai i 17-vjeçarit, mes lotësh, është shprehur se nëse përgjegjësit nuk dënohen me ligj, ai do të veprojë i vetëm. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje