Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti në Velipojë, policia: Segmenti rrugor s’ka sinjalistikën e nevojshme. 2 nga viktimat do martoheshin më 14 gusht

Aksidenti në Velipojë, policia: Segmenti rrugor s’ka sinjalistikën e nevojshme. 2 nga viktimat do martoheshin më 14 gusht
August 02
13:49 2016

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë, shënuar ditën e sotme në Velipojë, ku një makinë me katër persona u rrëzua në kanalin e Hidrovorit në 3 metra thellësi. Burime të policisë fajësojnë mungesë e sinjalistikës në këtë aks rrugor.

“Një aksident i ngjashëm ka ndodhur më 01.05.2016. Shkak është segmenti rrugor, i cili nuk ka sinjalistikën e nevojshme. Është i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur. Rruga që shkon drejt Hidrovorit është e pashtruar dhe terreni është i paqendrueshëm e me materiale inerte.”, kanë bërë me dije burime të policisë.

Një detaj tjetër i zbardhur nga aksidenti është se drejtuesi i mjetit Besmir Kola dhe e fejuara e tij Artenisa Peraj, do të martoheshin më 14 gusht. Dy të rinjtë nga Lezha, së bashku me dy miqtë italianë të Besmir Kolës, kishin shkuar për të pushuar në plazhin e Velipojës. /Blitz.al/

Komento