Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti në Velipojë, ja shqiptari që humbi jetën

Aksidenti në Velipojë, ja shqiptari që humbi jetën
August 03
09:26 2016

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër personave, u shënua një ditë më parë në Velipojë. Ndër viktimat ishin dhe një shqiptar, drejtuesi i mjetit, i cili kishte planifikuar të martohej më 14 gusht. Besmir Kola kishte qenë në një klub nate në shoqërinë e shqiptares Artenisa Peraj dhe dy italianëve që gjithashtu mbetën viktima të aksidentit të rëndë.

Një ditë më parë, burime të policisë bënë me dije se shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit dhe mungesa e sinjalistikës rrugore. Sipas policisë, katër personat humbën jetën si pasojë e mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga mjeti kur ai ka përfunduar në kanal. /Blitz.al/

shqiptari

 

Etiketimet
Shperndaje