Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti në Korçë, arrestohen dy shoferët që shkaktuan vdekjen e gardianëve

Aksidenti në Korçë, arrestohen dy shoferët që shkaktuan vdekjen e gardianëve
October 20
09:31 2016

Pas aksidentit të ndodhur një ditë më parë në kryqëzimin e fshatit Plasë të Korçës, ku humbën jetën dy punonjës policie dhe u plagosën dy të tjerë, është kryer arrestimi i dy drejtuesve të mjeteve që u përplasën me njëri-tjetrin.

Janë vënë në pranga shtetasit: N.A. 54 vjeç nga Pogradeci dhe Neki Taipi, 22 vjeç, nga fshati Dvoran.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dje, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar një  “Skoda” me targë AA 251 FX dhe një furgon “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi F.I, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasi A.B, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të dy pasagjerë në “Skoda”. Po ashtu, është plagosur edhe vetë shoferi dhe një pasagjer tjetër, L.K. 48 vjeç nga Korça”,- citohet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Dy efektivët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore e një efektivi që kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje