Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti në Kavajë, numri i viktimave shkon në tre

Aksidenti në Kavajë, numri i viktimave shkon në tre
May 15
09:57 2019

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në qytetin e Kavajës.

Pas 23 vjeçarit Gentjan Belba dhe 46 vjeçares Lumturie Demrozi, ka ndërruar jetë dhe Vilson Cara, 23 vjeç, i cili sot duhet të fesotnte ditëlindjen por që fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Nga ajo që njofton policia, drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targa AA 615 VO, për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin, ka humbur kontrollin e timonit dhe si pasojë edhe e lagështirës, mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti, çka ka sjellë vdekjen e tij dhe dy personave të tjerë.

Ndërkohë vajza e viktimës Lumturie Demrozi, XH.D, e cila gjithashtu u përplas nga makina, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje