Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti në Kavajë, “arrest me burg” për tre drejtorët e ARRSH-së

Aksidenti në Kavajë, “arrest me burg” për tre drejtorët e ARRSH-së
May 15
15:02 2016

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar që u vunë në pranga pas aksidentit tragjik të ndodhur më 7 maj, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa mbeti e plagosur nëna e tyre Silva Negollari.

Mësohet se tre drejtorët e ARRSH-së, Dritan Fejzo, drejtor juridik, Bib Gjomarkaj, drejtor rajonal dhe Lekë Tushaj, drejtor i sigurisë rrugore, dolën ditën e sotme përpara gjykatës për të mësuar vendimin e marrë.

Ndërprerja e trafikndarëses në vendin e aksidentit, është gjykuar nga Prokuroria si arsye e fortë që ARRSH të mos e merrte në dorëzim aksin rrugor. Argumenti kryesor në ngritjen e akuzës ka qenë mosekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë që detyronte ARRSH-në për rivendosjen e trafikndarëses në vendin ku ndodhi aksidenti. Prej marrjes së vendimit në 2014-n, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë asnjë masë për të zbatuar në terren këtë vendim.

Etiketimet
Shperndaje