Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti në Gjirokastër me pasojë 3 të vdekur, arrestohen drejtuesit e automjeteve

Aksidenti në Gjirokastër me pasojë 3 të vdekur, arrestohen drejtuesit e automjeteve
July 25
09:56 2016

Drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin e djeshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku humbën jetën 3 persona, mes tyre 2 fëmijë, kanë  përfunduar në pranga nga policia e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për shtetasit Hasan Dedja, 58 vjeç, banues në Tiranë dhe Irfan Hasani, 31 vjeç, banues në Gjilan të Kosovës, të cilët  akuzohen për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Aksidenti ka ndodhur dje në orën 14:00 në vendin e quajtur kryqëzimi i Mashkullorës ku mjetin Nisan me targa ZH 750960, që drejtohej nga Hasani është përplasur me mjetin fugon Benz me targa AA760LI që drejtohej nga Dedja dhe si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën Albana Hasani, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e bija D.D, 9 muajshe që ndodheshin në mjetin me targa AA760LI dhe shtetasi L.H., 1 vjeç e gjysmë që ndodhej në mjetin me targa zvicerane.

Ndërkohë, të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Komento
Shperndaje