Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksidenti me një viktimë në Korçë, shkak parakalimi i gabuar, pranga drejtuesit të mjetit

Aksidenti me një viktimë në Korçë, shkak parakalimi i gabuar, pranga drejtuesit të mjetit
September 16
10:29 2019

Një parakalim i gabuar i makinës tip Benz, dyshohet të jetë shkak i aksidentit të mbrëmjes së djeshme në Korcë, ku një person humbi jetën, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur. Burime nga Policia e Korcës thanë se kanë bërë të mundur arrestimin e Daniel Hyka, i cili mbrëmjen e së dielës udhëtonte pikërisht me automjetin e tij tip Benz.

Po sipas të njëjtave burime, një parakalim i gabuar i Hykës dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit, duke u përplasur me një tjetër automjet tip ‘Golf’, në të cilën udhëtonin 5 anëtarët e një familjeje nga Kamza.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën 55-vjecari Agron Qamo, baba i dy fëmijëve, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona. Mësohet se një prej të plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.

Burimi: Balkanweb

Share