Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti me katër viktima në Sukth, “Tony Montana” shfaqej i rrethuar nga luksi

Aksidenti me katër viktima në Sukth, “Tony Montana” shfaqej i rrethuar nga luksi
October 15
14:42 2016

Detaje të reja vijojnë të bëhen të ditura lidhur me shkaktarin e aksidentit të rëndë shënuar pak ditë më parë në afërsi të mbikalimit në Sukth, ku mbetën të vdekur katër persona. Mësohet se 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, gjithashtu viktimë e këtij aksidenti, i njohur si “Tony Montana”, bënte një jetë luksoze.

Burime të Policisë së Shtetit kanë bërë me dije për “Report TV” se verifikimi i pasurisë nisi pas publikimit të fotove ku ai shfaqej i rrethuar nga luksi, makinat e shtrenjta të tipit më të fundit. Pritet që të kryhet një hetim i të ardhurave të Dashnor Deliallisit, konkretisht mbi origjinën e tyre.

Mëngjesin e 13 tetorit, 36-vjeçari aksidentoi për vdekje tri vajza në autostradën Tiranë-Durrës, teksa lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në drejtim të kundër të lëvizjes. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje