Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti me 4 viktima, 36-vjeçari udhëtonte në kundërvajtje me mbi 150 km/orë

Aksidenti me 4 viktima, 36-vjeçari udhëtonte në kundërvajtje me mbi 150 km/orë
October 13
11:41 2016

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i shënuar orët e para të mëngjesit pranë mbikalimit të Sukthit, ku mbetën të vdekur katër të rinj.

Burime të policisë bëjnë me dije se 36-vjeçari Dashnor Deliallisi udhëtonte në kundërvajtje me mbi 150 km/orë. Dyshohet se viktima ishte në gjendje të dehur teksa udhëtonte nga Tirana për në Durrës.

Mësohet se edhe ndriçimi në vendin ku ndodhi aksidenti nuk ishte funksional. “News24” bën me dije se për nxjerrjen e trupave nga makinat është përdorur ndriçimi i mjeteve.

Sipas dëshmive të familjarëve, tri vajzat që mbetën gjithashtu të vdekura në aksident ishin duke udhëtuar drejt Greqisë, ku jetonte njëra prej tyre, konkretisht Izabela Balla. /Blitz.al/

aksidentiiii

Etiketimet
Shperndaje